TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 54, i cili u kap me 16 kg hashash, u dënua me burgim të përjetshëm dhe po vuan dënimin në burgun e Xanias në Greqi.
Shaban Veizi ka rrëfyer në një intervistë për gazetarin shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria se po kalbet në burg dhe se askush ende nuk i ka siguruar një avokat.
54–vjeçari nga Konispoli përbën një nga rastet e rralla për drejtësinë greke dhe për indiferentizmin e shtetit shqiptar.
I dënuar më 2004 me burgim të përjetshëm nga drejtësia e vendit fqinjë për trafikimin e 16 kg hashash, një dënim i paparë dhe i padëgjuar ndonjëherë dhe me një gjyq që zgjati vetëm dy minuta”.
Por sipas tij, “çudia më e madhe është për shtetin shqiptar, për Ambasadën Shqiptare në Athinë apo edhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, me të cilin pas një komunikimi me telefon tregoi se sa i pashpirt është”, raporton Syri.
Ai thotë se dënimi ekstrem vjen vetëm për shkakun se Veizi është pjesë e komunitetit çam.
Më 15 maj të këtij viti shqiptari kishte gjyqin në Gjykatën e Shkallës së Lartë, por si shqiptar apo ÇAM, atij nuk i kishin dhënë avokat, kështu që shqiptari kërkoi shtyrjen e gjyqit, i cili do të bëhet më 18 shtator të këtij viti, por edhe këtë radhë shqiptari shkon pa avokat mbrojtës.”
Nga burgu, shqiptari 54-vjeçar, baba i dy fëmijëve, i kërkon shtetit shqiptar të jetë prezent në gjykimin e tij për të parë si dënohen shqiptarët, gjithashtu kërkon ndihmën e shtetit shqiptar që të ndërhyjë për të siguruar edhe një avokat mbrojtës për 54 -vjeçarin.