AKTUALITET, 27 Gusht 2019, 09:32

Mbledhje urgjente tek Barcelona, vendoset e ardhmja e Neymarit dhe dy lojtarëve të tjerë

Mbledhje urgjente tek Barcelona, vendoset e ardhmja e Neymarit dhe dy


Barcelona mori fitoren e parë në La Liga duke mposhtur Real Betis-in me rezultatin 5-2.

Drejtuesit e klubit katalanas e kanë ende mendjen në merkato dhe po shohin mundësinë e afrimit e Neymarit në “Camp Nou”.

Kampionët e Spanjës janë momentalisht një hap pas Real Madrid-it në luftën për afrimin e brazilianit në Spanjë dhe kjo djeg shumë te Barcelona.

Senati i klubit do të mblidhet dhe do të vendosë përfundimisht nëse duan të sakrifikojnë për të arritur te futbollisti, apo do të dorëzohen përfundimisht.

Braziliani nuk është çështja e vetme që do të flitet, pasi në tryezë do të vendoset e ardhmja e Rakiticit dhe Rafinhas.