AKTUALITET, 27 Gusht 2019, 11:03

VIDEO/ Alarm në Amazonë! Zjarri hyn në Paraguai


Zjarret masive në Amazonë vijojnë të tronditin botën, teksa po shkrumbojnë dita-ditës “mushkërinë” e globit.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar së fundi imazhet satelitore, që tregojnë situatën alarmante të Amazonës në flakë, teksa zjarret po hyjnë edhe në Paraguai.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe Presidenti kilian, Sebastián Piñera, thanë sot se kombet e G7 ranë dakord të sigurojnë 20 milionë dollarë (17.9 milionë €) nga fondet emergjente për të luftuar zjarret e Amazonës.