AKTUALITET, 27 Gusht 2019, 11:10

EMRAT/ Dogjën malin në Shëngjin, gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për dy të rinjtë

EMRAT/ Dogjën malin në Shëngjin, gjykata vendos “detyrim


Gjykata e Lezhës ka ndryshuar masën për dy të arrestuarit për zjarrin që dogji për disa ditë malin e Shëngjinit në Lezhë.

Gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje” për dy të rinjtë Ardit Ujka 24-vjeç dhe Milton Ivanaj 34-vjeç.

Dy të rinjtë nuk kanë pranuar se janë ata personat që e kanë vendosur zjarrin në malin e Shëngjinit.

Ujka dhe Ivanaj u arrestuan para tre ditësh pasi policia dyshonte se janë autorët e vënies së zjarrit në Shëngjin.