LIFESTYLE, 1 Maj 2023, 11:13

Luizi tha se ajo mbante vetëm krahun e Donaldit, reagon Balina Bodinaku: Gjuha e tij është papranueshme

Luizi tha se ajo mbante vetëm krahun e Donaldit, reagon Balina Bodinaku:

Balina Bodinaku ka folur për herë të parë pas komenteve të Luizit i cili deklaroi se vitin e kaluar në kohën kur ajo ishte opinioniste e Big Brother Vip, mbante gjatë gjithë kohës krahun e Donaldit.

Në një intervistë në RTSH, Balina u shpreh se Luizi duhet të respektojë opinionet që merren nga studio, edhe në rast se nuk i pëlqejnë për një temë të caktuar.

“Opinionet mbeten opinione. Ti duhet ta respektosh, ta dëgjosh. Mund të mos pëlqej, por duhet ta respektosh opinionin e dikujt në lidhje me një temë të caktuar”, tha Bodinaku duke shtuar se edhe rastet e dhunës janë të patolerueshme.

Ajo tha se gjuha e Luizit gjatë diskutimeve me banorët e tjerë shpesh herë është e papranueshme. “Gjuha e Luiz Ejllit herët e fundit ka qenë e papranueshme. Po të isha opinioniste aty do ta thotë patjetër”, shtoi Balina.