LIFESTYLE, 10 Prill 2023, 10:54

Nga planet për rikthimin në televizion pas lindjes, tek ndjesitë e shtatzënisë së dytë, rrëfehet aktorja Eliona Pitarka

Nga planet për rikthimin në televizion pas lindjes, tek ndjesitë

Aktorja e njohur, Eliona Pitarka ka folur në lidhje me ndjesitë e shtatzënisë së dytë dhe shkëputjes nga ekrani.

Eliona ka treguar televizioni është pjesë e rëndësishme e saj por pas shtatzënisë ka vendosur që t’i kushtojë më shumë kohë familje, por planet për t’u rikthyer në spektaklet e humorit janë të afërta menjëherë pasi të rikuperojë veten nga lindja e bebit të dytë.

Aktorja në emisionin ‘më prit në Fundjavë’ ndër të tjera ka treguar dhe ‘jetën e saj si një blogere’ pasi shpesh në rrjetin e saj ‘Instagram’ poston foto dhe shprehej motivuese për gra e vajza, ku theksoi se mesazhi që ajo kërkon të përcjellë është se askush nuk është perfekt, dhe se ajo si grua shtatzënë ka stria dhe celulit. Si dhe imprefeksioni është më i bukur se perfeksioni.

Nga planet për rikthimin në televizion pas lindjes, tek ndjesitë

Pjesë nga intervista:

A ka ndryshuar Eliona, je shumë e investuar në familje?

Televizioni është pjesë e shpirtit tim, më emocionon saqë e kuptoj që nuk dua të shkëputem. Por familja është prioritet për mua, çdo gjë që bëj në rrjetet sociale e bëj nga dashuria e pasioni. Pasioni me të cilat unë i bëj ato video dhe mesazhe është parësore, pasi ndihem mirë kur flas me ato nëna. Kam dëshirë t’i ndaj dhe t’i vij në ndihmë atyre nëna.

A të pëlqen më shumë komunikimi në rrjetet sociale?

Duhet të inspirojmë dhe të ndihmojmë në rrjetet sociale, ndihem krenare kur kontribuoj. Ndihmoj nënat të cilat ndajnë eksperiencën me mua.

Ka gra që e kanë komplekset peshën gjatë shtatzënisë?

Duhet t’i motivoj që të ushqehen shëndetshëm, pasi edhe fëmija që kanë në bark do ketë një sistem më të fortë imunitar.

Duhet të ndihen mirë fizikisht, të pranojnë veten si janë pasi kur janë shtatzënë të gjitha janë absolutisht të bukura.

Dëshira për të qenë perfekt?

Shumë yje hoollivudian kanë filluar të heqin salikonin, nuk dua të jap atë mesazh që unë si grua shtatzënë nuk kam stria, celulit. Do të postoj foto për të gjitha nënat që t’i tregoj se imprefeksioni është më i bukur se perfeksioni.

Unë jam kthyer 1 javë pas shtatzënisë me vajzën, por tek kjo shtatzëni e dytë kuptova që kam nevojë për pushime.

Por dua të kthehem, më mungon formati i Klanifornia, kam përshtypje se është gjëja që dua të bëj më shumë. Shtatzënia e dytë nisi me pak problematika, por unë nuk do të shkëputem edhe pse nuk e di se çfarë do të bëj dhe ku do të rikthehem. E kam shumë të ngarkuar ditën por filloj rikujtoj pjesëmarrjen time saherë që marr mesazhe nga fansat, në shtator do ndihem më mirë se kurrë.