LIFESTYLE, 21 Nëntor 2021, 15:43

U largua nga shtëpia e Big Brother, flet Igli: Atje janë të gjithë “fals”

U largua nga shtëpia e Big Brother, flet Igli: Atje janë të

Igli Zarka, aktori që u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri për shkak të një problem shëndetësor ka folur në “Fan Club” rreth qëndrimit të tij në Big Brother VIP. Ai është shprehur se të gjithë banorët që janë brenda janë falso.

Igli: Tek unë ndikoi shumë izolimi. E kam shumë të thjeshtë të dalloj një njeri hipokrit.

I pyetur se cili prej banorëve mendon se është fals, Igli tha se për hir të lojës, të gjithë bëhen sadopak të tillë.

Igli: Në thelb janë të gjithë “fals” se nuk mendoj se ka njeri aq të ligë sa të zgjohet në mëngjes e të mendojë si të shkatërrojë jetën e tjetrit.

Personi që të ka zhgënjyer më shumë?

Igli: Askush. Madje po pres akoma më shumë.