AKTUALITET, 3 October 2026, 12:30

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës së Fierit

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari

Këngëtari fierak Erind Xhaferaj ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, pasi u arrestua dy ditë më parë për veprime të turpshme para shkollës artistike “Jakov Xoxa”.

Sot ai do të njihet me masën e sigurisë që do të caktohet ndaj tij, ndërsa rasti është denoncuar nga vetë një nxënëse e kësaj shkolle.

Pas telefonatës së mbërritur në polici, efektivët kanë verifikuar rastin dhe kanë ndaluar këngëtarin. Ai është shoqëruar në ambientet e policisë, ku është marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Xhaferaj pritet të dalë sot para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtari Noel Veizi, ndërsa çështja përfaqësohet nga prokurori Skerdi Sinanaj.