AKTUALITET, 30 October 2026, 14:40

'Etika' e përjashtoi me 10 ditë nga Kuvendi, Berisha: PS ka frikë dhe tmerr nga unë. Misioni im, të mbroj interesat e shqiptarëve

'Etika' e përjashtoi me 10 ditë nga Kuvendi, Berisha: PS ka

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e tij me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

I pyetur nga gazetarët për këtë vendim, Berisha deklaroi se mazhoranca ka frikë nga opozita dhe nga ai vetë.

"Frika dhe tmerri nga opozita dhe Sali Berisha i shtyn ata të marrin vendimet më të verbra. Ne do të jemi të palëkundur, do të mbrojmë interesat e shqiptarëve. Asgjë s’do të na largojë ne nga ky zotim, ky mision që kemi", u përgjigj Berisha.

Sekretariati i Etikës, pas kaosit dhe tensioneve në seancën e djeshme plenare përjashtoi me 10 ditë nga punimet e Kuvendit Sali Berishën.

Ndërkohë me 60 ditë u përjashtuan deputetët Blendi Himçi, Ivi Kaso, Xhelal Mziu, Bledion Nallbati dhe Albana Vokshi.