TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është zhvilluar këtë të premte protesta e 125-të kundër qeverisë, me protestuesit që u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë.
Gjatë marshimit, protestuesit brohoritën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa mes sloganëve të dëgjuar ishin “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Poshtë Edi Rama”.
Pas marshimit, protestuesit u grumbulluan përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin dhe përcollën mesazhet e tyre kundër qeverisë.
Gjatë protestës u njoftua gjithashtu zhvillimi i një proteste kombëtare më 8 tetor përpara Kuvendit, në ditën kur pritet të votohet reforma territoriale.
Protesta e së premtes shënon vijimin e tubimeve të përditshme kundër qeverisë, të cilat kanë hyrë tashmë në ditën e 125-të radhazi.