TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë zhvilloi mbrëmjen e së premtes pritjen zyrtare të mirëseardhjes për ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt, pas dorëzimit të letrave kredenciale te Presidenti Bajram Begaj.
Aktiviteti u zhvillua në ambientet e një hoteli në zonën e ish-Bllokut, ku morën pjesë rreth 130 të ftuar, mes tyre përfaqësues të politikës, institucioneve shtetërore, drejtësisë, medias dhe përfaqësues diplomatikë.
Në pritje ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të qeverisë, deputetë të opozitës, drejtues të institucioneve të drejtësisë, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe ambasadorë të vendeve të BE-së.
Nga opozita morën pjesë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, si dhe deputetë të tjerë të opozitës.
Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mungoi në pritje. Berisha kishte deklaruar më herët se nuk kishte marrë ftesë nga Ambasada Amerikane për aktivitetin.
Të ftuarit në pritjen për ambasadorin e ri Eric Wendt:
Pritja shënoi një nga aktivitetet e para publike të ambasadorit të ri amerikan Eric Wendt në Shqipëri pas marrjes së detyrës. Aktiviteti mblodhi në një ambient të përbashkët përfaqësues të institucioneve shqiptare, politikës, drejtësisë dhe trupit diplomatik.
Më herët gjatë ditës, Eric Wendt kishte dorëzuar letrat kredenciale te Presidenti Bajram Begaj, duke nisur zyrtarisht detyrën e tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.