AKTUALITET, 2 October 2026, 20:11

“50 mln lekë ose tritolin”/ Identifikohet autori që kërcënoi biznesmenin në Peshkopi

“50 mln lekë ose tritolin”/ Identifikohet autori që

Zija Shulku është identifikuar si autori i dyshuar i kërcënimit ndaj pronarit të një biznesi në Peshkopi, në afërsi të Spitalit.

Shulku dyshohet se i ka kërkuar pronarit të biznesit shumën prej 50 milionë lekësh, duke e paralajmëruar se subjekti do të hidhej në erë nëse paratë nuk do të paguheshin.

Ngjarja u zbulua pas mbërritjes së një pakoje në biznes, brenda së cilës ishte fshehur një material që dyshohej se mund të përbënte lëndë eksplozive.

Sipas informacioneve paraprake, lënda eksplozive ishte vendosur brenda një kutie picash, e cila i ishte dërguar pronarit të biznesit. Në të njëjtën pako ndodhej edhe letra kërcënuese, ku kërkohej pagesa e 50 milionë lekëve brenda një afati prej dy orësh.

Pas konstatimit të pakos, Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në bazë të veprimeve hetimore të kryera, si dhe pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin e Zija Shulkut si autorin e dyshuar të kërcënimit.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë së autorit, ndërsa pritet edhe informacioni zyrtar i Policisë për veprimet e mëtejshme procedurale.