AKTUALITET, 4 September 2026, 11:11

Konflikti te ‘Regina Palm’, shpallet në kërkim edhe ish-deputeti Bujar Muça! Dyshohet për një të plagosur me armë

Policia e Vlorës ka shpallur prej ditës së djeshme në kërkim edhe ish-deputetin Bujar Muça, vëllai i Luan Muçës së Delta Group. Ende nuk dihet se cili ka qenë roli i Bujar Muçës në gjithë këtë ngjarje. 

Dyshohet se edhe një person ka mbetur i plagosur, pasi grupi hetimor ka gjetur njolla gjaku në një prej makinave të sekuestruara.

 Por gjithsesi grupi hetimor po interesohet në spitale pranë Fierit, Vlorët apo në Tiranë nëse është paraqitur dikush i plagosur. Nuk përjashtohet as mundësia që dikush të jetë lënduar nga xhamat në makinë.