AKTUALITET, 4 September 2026, 09:54

Reagimi/ GJKKO mbylli dyert për mediat, Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë mbledhje urgjente më 8 shtator

Mbas mbylljes së dyerve për mediat nga Gjykata e Posaçme dhe heqjen e telefonave për avokatët, sipas rregullores së re hyrë në fuqi në një shtator, Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka thirrur mbledhjen e  jashtëzakonshme.

Siç bën me dije gazetarja Anila Hoxha, mbledhja do të mbahet në datën 8 shtator ora 12:00 dhe është thirrur nga një grup anëtarësh të këtij Këshilli dhe kryetari i Dhomës  Kombëtare, Maksim Haxhia.