AKTUALITET, 3 September 2026, 18:59

Flakët përfshijnë një anije në Portin e Shëngjinit, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një anije është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në Portin e Shëngjinit. Sipas informacioneve paraprake, sapo është konstatuar zjarri, drejt portit janë nisur forcat zjarrfikëse për të ndërhyrë dhe vënë situatën nën kontroll.

Ndërkohë, edhe punonjësit e portit kanë nisur përpjekjet për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar apo për dëme të shkaktuara.

Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në vendngjarje, ndërsa pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje rreth incidentit.