TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Leku vijon revanshin ndaj valutave të huaja. Ndërkohë që euro po humbet terren përballë lekut, duke u këmbyer aktualisht me rreth 92 lekë ndërkohë në fillim të vitit një euro këmbehej me 96.5 lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë, një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë tendencë është rritja e prurjeve valutore në vend.
Fluksi i turistëve, dërgesat e emigrantëve, por edhe investimet e huaja kanë sjellë më shumë valutë në ekonominë shqiptare gjatë korrikut dhe gushtit .Këto muaj janë edhe piku i sezonit turistik në vend ndërsa sipas të dhënave zyrtare Shqipërinë e kanë vizituar mbi 7 milionë turistë të huaj.
Ekspertët e shohin kursin e këmbimit si rezultat të ndërveprimit të kërkesës dhe ofertës në treg, ku hyrjet e valutës luajnë një rol të rëndësishëm. Për qytetarët dhe bizneset, një euro më e dobët ndikon në çmimin e importeve, ndërsa për eksportuesit dhe familjet që marrin të ardhura në euro, zhvillimi i kursit sjell efekte të kundërta.
Zhvlerësimi i euros sjell përfitime për konsumatorët dhe bizneset importuese. Pasi produktet e importuara, lëndët e para dhe shërbimet e paguara në euro kushtojnë më pak në lekë, duke ndikuar pozitivisht në uljen e kostove dhe duke frenuar presionet inflacioniste.
Banka e Shqipërisë vijon të monitorojë zhvillimet në tregun valutor, në një kohë kur prurjet nga turizmi, emigrantët dhe investimet e huaja mbeten burime të rëndësishme të valutës në vend ndërsa për këtë vit ka shtuar blerjet e eurove në treg të cilat deri në fund të vitit parashikohet të arrijnë në 450 milionë euro.