AKTUALITET, 4 September 2026, 10:58

“Lironi shqipet"/ Pas pak masa e sigurisë për 14 të arrestuarit, protestë para gjykatës Tiranë: Nuk jeni vetëm!

Ndërsa vetëm pas pak pritet masa e sigurisë për 14 protestuesit e arrestuar, një grup qytetarësh është mbledhur para Gjykatës së Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre.

Me parrulla në mbështetje të tyre si “Lironi çunat”, “Lironi gocat” apo “Nuk jeni vetëm”, protestuesit kanë ngulmuar gjithashtu edhe në arrestimin e kryeministrit Rama.

“Lironi shqipet”, ishin thirrjet e qytetarëve, ndërsa theksojnë se “nuk intimidohen”.

Protestuesit e arrestuar: 

Dritan Goxhaj
Junik Matoshi
Edison Lika
Erlind Almeta
Sokol Bushi
Lulzim Gjini
Valtion Shameti
Florian Manarkolli
Desiderjo Alimucaj
Bora Mitrovica
Arvina Lleshi
Ylli Brahaj
Arben Kola
Aumiraldi Dalliu