TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura janë arrestuar nga Policia e Shkodrës.
Në pranga kanë rënë shtetasit A.Beqiri 28 vjeç, banues në Shkodër, dhe S.Bercaj, 25 vjeç, banues në fshatin Zagorë.
Të dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Nga hetimet dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, në janar të vitit 2026, gjatë operacionit policor të koduar “Neonët 5”, kishin përshtatur dy ambiente banimi në fshatin Barbullush
Njoftimi:
Shkodër/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim
Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, për veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasit:
* A. B., 28 vjeç, banues në Shkodër;
* S. B., 25 vjeç, banues në fshatin Zagorë.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte nxjerrë urdhër për ndalimin e tyre, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Këta 2 shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në muajin janar 2026, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neonët 5”, kishin përshtatur 2 ambiente (banesa), në fshatin Barbullush, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.