AKTUALITET, 3 September 2026, 20:01

Moti befason Devollin, breshër për 30 minuta, frikë për dëmet në bujqësi

Reshje breshëri kanë përfshirë për rreth 30 minuta zonat e sipërme të Bracanjit dhe fshatin Dobranj, në Devoll.

Ende nuk dihet nëse janë dëmtuar kulturat bujqësore. Vlerësimi i situatës pritet të bëhet gjatë mëngjesit të ditës së nesërme. Në terren pritet të shkojnë specialistë të cilët do të verifikojnë nga afër pasojat e breshërit dhe dëmet e mundshme në tokat bujqësore.

Deri në këto momente, nuk ka një bilanc zyrtar për dëmet, ndërsa vlerësimi në terren pritet të japë një pasqyrë më të qartë të situatës.