TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Stuhia e fuqishme që përfshiu Sarandën mbrëmjen e së martës për vetëm pak minuta ka shkaktuar probleme në disa zona të qytetit bregdetar.
Rreth pesë minuta reshje të shoqëruara me erë të fortë kanë mjaftuar që pemë të rrëzohen, duke bllokuar disa rrugë. Në rrugën përballë stadiumit një pishë u rrëzua dhe dëmtoi 3 mjete.
Probleme u raportuan edhe në bizneset përgjatë shëtitores, ku era e fortë shkaktoi dëme.
Sipas informacioneve, tre shtetas kanë shkuar në spital të plagosur nga thyerja e xhamave. Pas ndihmës të marrë në spital janë larguar në banesat e tyre.




