AKTUALITET, 21 July 2026, 20:22

Sot dita e 52-të e tubimit, protestuesit vendosen përpara Kryeministrisë

WhatsApp Image 2026-07-21 at 20.35.08 (1).jpeg

Sot po zhvillohet protesta e 52-të përpara Kryeministrisë.

Protestuesit u mblodhën, si çdo ditë, në sheshin “Skënderbej”, për t'u zhvendosur më pas përpara godinës së Kryeministrisë.

Pas përfundimit të fjalimeve, pritet që ata të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, një veprim që tashmë është kthyer në simbolin rutinë të përmbylljes së protestës.