TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas fjalimeve të mbajtura në podiumin e protestës në ditën e 52-të para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin tradicional në bulevard dhe në rrugët e Tiranës.
Protestuesit iu bashkuan sheshit edhe sot me flamuj, parulla, pankarta dhe thirrje për largimin e qeverisë dhe klasës së vjetër politike.


“Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, ishin thirrjet kryesore të protestuesve me një mesazh të qartë të panegociueshëm të tyre që reziston prej gati dy muajsh.


Të tjera parulla kanë qenë edhe “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëri e re”, “Hands off Vjosa-Narta”, “Mbret pa popull”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”.



