TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar protesta e 52-të kundër kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, duke vijuar aksionin e tyre të nisur prej më shumë se shtatë javësh.
Gjatë marshimit, protestuesit hodhën thirrje si “Shqipëria kërkon Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Parlament analfabet”, “PD-PS këlyshë komunistësh” dhe “Arrestoni Ramën”.
Pjesëmarrësit deklaruan se pas 52 ditësh rezistencë, kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i klasës së vjetër politike.
Protesta ka vijuar pa ndërprerje për më shumë se shtatë javë, me një kërkesë të përsëritur nga organizatorët dhe qytetarët pjesëmarrës: ndryshim politik, përgjegjësi institucionale dhe largimin e kreut të qeverisë.
Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar zhvillimin e një tjetër proteste më 23 korrik, përpara Parlamentit, në ditën e seancës së fundit plenare.