TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri i automjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit është rritur ndjeshëm. Sipas INSTAT, numri i mjeteve rrugore të regjistruara arriti në rreth 1 milion e 48 mijë, duke shënuar një rritje prej 9,3% krahasuar me vitin e kaluar.
Autoveturat përbëjnë 80,8% të totalit të mjeteve rrugore. Të dhënat tregojnë se një në çdo tre qytetarë shqiptarë zotëron një automjet, pasi numri i autoveturave për 1.000 banorë u rrit në 361, nga 326 në vitin 2024.
Ndërkohë, mjetet e prodhuara gjatë periudhës 2000–2010 përbëjnë 55,3% të totalit të mjeteve rrugore, pra që kanë një vjetërsi 15-25 vjet. Ndërsa autoveturat me moshë 11-20 vjet përbëjnë 45,7% të flotës gjithsej.
Sa i përket gjeografisë, Qarku i Tiranës udhëheq me 34,7% të mjeteve në të gjithë vendin, i ndjekur nga Durrësi me mbi 13% dhe Fieri me rreth 9%. Por pavarësisht se kryeqyteti ka numrin më të madh të mjeteve, rekord për nivelin më të lartë të motorizimit e mban Durrësi, me 535 autovetura për 1.000 banorë.
Nafta mbetet lënda djegëse dominuese për autoveturat në vitin 2025, duke përbërë 72,1% të totalit. Ndërsa sa i përket markës, Volkswagen është më e përhapura ndër autoveturat në vend, me 19,7% të totalit, duke e lënë Mercedes-Benz në vend të dytë me 18,1%.