TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paketa e Maleve ishte në fokus të bashkëbisedimit që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me banorët e Thethit, ku u diskutuan problematikat që lidhen me legalizimin e ndërtimeve, lejet për investime dhe mbështetjen financiare për zhvillimin e turizmit malor.
Gjatë takimit, Rama u ndal te lehtësitë që ofron paketa e re, ndërsa iu përgjigj edhe shqetësimeve konkrete të banorëve për gjobat, kreditë dhe vonesat në procedurat administrative.
Rama: “Ka një faqe digjitale për paketën e maleve, do të pasurohet edhe me informacionet dhe projektet. Do të jetë aty një adresë direkte për tu interesuar tek institucionet përkatëse për gjithë problematikat që shfaqen rrugës. Unë dua të pyes nëse ka ndonjëri pyetje të tjera, nëse ka ndonjë tjetër të tritolit që do me më fut ndonjë sharë. Se në këtë jetën që po jetojmë tani nuk rrihet pa të shara. Mua më shajnë gjithë ditën, s’më ka marrë malli, por s’ka problem. Kështu që kush ka pyetje le ta marrë fjalën, edhe nëse do që të më fusë ndonjë të sharë… Se na marrin mësysh pastaj. Më ke sharë vjet dhe të ka ardhur në majë të hundës? Po mirë, të paktën ata që të shajnë, vjen një moment që të shajnë prapë”.
Banori 1: “Vjet më zuri rreziku në lidhje me shtëpinë që kam ndërtuar. Ju thatë se janë plotësuar kushtet për energjinë, rrugën dhe ujin, por më është vënë 100 milionë lekë gjobë dhe 100 milionë lekë kredi. Tani kam një bujtinë me 16 dhoma. Vjet më është prishur një tjetër godinë, që doja ta zhvilloja”.
Rama: “Ne kemi hapur edhe programin ‘Dyfisho Sipërmarrjen’. Ti nëse do që të zhvillosh pronën, duhet të ndjekësh ‘Paketën e Maleve’. Që të jesh në gjendje të lash edhe kreditë, ti do të aplikosh në programin për sipërmarrjen, që të jep kredi me interes të ulët. Do të jemi në dispozicionin tënd, edhe unë personalisht. Ti ke bërë një gabim, por vazhdon të punosh, të përpiqesh dhe mbështetjen do e kesh maksimale”.
Banori 2: “Kam bërë aplikim në e-albania për një projekt që dua ta zhvilloj bashkë me gruan. Jetoj prej shumë vitesh në Angli, por dua të kthehem. Projektin e ka edhe bashkia. Nusja më ka dhënë vetëm 3 muaj kohë. Nëse nuk e marr lejen për kaq kohë, do të qëndrojmë atje”.
Rama: “Muhabeti është se fajin e ka Beneti”.
Beci: “Zotëria ka një problem të vogël me një dokument në Kadastër. I kemi caktuar takimin me drejtorëshën e Kadastrës”.
Rama: “Do të duhet të shfrytëzosh Paketën e Maleve. Atje në Angli, të lë njeri të ndërtosh pa leje ty?
Banori 2: Nuk ka shans.
Rama: Prandaj, mund t’ia lësh në dorë edhe gruas të bashkëpunojë me këto zonjat dhe nëse ndiqni siç duhet procedurat, brenda 3 muajsh do të keni letrat në dorë.