TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eshtë zbuluar si do të funksionojë ‘Pasqyrë Albania’ projekti i prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit me me drejtuesit politikë socialistë në 12 qarqe dhe krerët e komisioneve parlamentare.
Nga Pogradeci, dje kryeministri Edi Rama tha se në takim është diskutuar edhe për pasqyrën unike, “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe ku ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe, nga ana tjetër, shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë.
Janë mësuar dhe detajet e para se si do të funksionojë “Pasqyrë Albania”. Do të jetë një modernizim i platformës së “Bashkëqeverisjes” me dy seksione.
I pari do të quhet “Flamingo Mirror”, nga ku do të mbërrijnë sinjalizime me ndjeshmëri dhe shqetësime të përditshme të qytetarëve.
Pjesa tjetër e platformës do të quhet “Radar”, nga ku do të mblidhen të gjitha shqetësimet, të cilat do të gjurmohen brenda 48 orëve dhe më pas, në një afat deri dyjavor, duhet të marrin zgjidhje.
Burime nga PS se përmes “Mirror Albania” synohet rritja e besimit te institucionet shtetërore, me synim primar zgjidhjen e problemeve.
Suksesi i kësaj iniciative të re të Edi Ramës pritet të ketë si test zgjedhjet lokale të 2027.
Platforma synon që brenda dy javësh të zgjidhë problematikat e qytetarëve në kohë rekord duke bërë një komunikim më të mirë mes Qeverisjes qendrore- ministrive me Bashkitë dhe drejtoritë e përgjithshme.
Më herët qeveria në 2018 prezanntoi një platformë të ngjashme portalin e Bashkëqeverisjes me Shqipëriaqëduam.al që kishte pikërisht këtë synim.
