TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama do të takojë ministrat në Porgadec, në atë që njihet si një “retreat” , të cilët se do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt bazuar.
Takime të kësaj natyre të cilat konsiderohen informale, kryeministri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore. Pas këtij takimi pritet që kryeministri Rama të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e PS-së, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri. Kjo mbledhje vjen pas një sezoni të vështirë politik, me protestën gati 3 muaj para zyrës së kryeministrisë.
Çfarë ndodhi dje në Pogradec?
Kryeministri Edi Rama thërriti për takim në vilën qeveritare në Pogradec, ministrat e kabinetit qeveritar dhe 12 drejtuesit politikë të qarqeve, ku axhenda është 2 ditore. Vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ndau detaje ku tregoi se për çfarë është diskutuar në takim. Kryeministri u shpreh se mbledhja u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri politik, duke theksuar se diskutimet u përqendruan te dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, si dhe prezantoi “Pasqyrën unike” ku qytetarët sipas Ramës do kenë të pranishme të gjitha institucionet.
“Nga Pogradeci, aty ku Lasgushi gjente frymëzimet e veta, aty ku ne u përpoqëm të mblidhnim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive, lidhur me sezonin e ri politik. Kemi diskutuar për Besën, kemi diskutuar për Praninë Besnike, ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë me qytetarin dhe për Pasqyrën Unike, Pasqyra Albania, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet”, tha Rama. Kryeministri u ndal edhe te mënyra e re e trajtimit të kërkesave dhe problematikave të qytetarëve, duke e krahasuar atë me një “pako postale” që mund të ndiqet në kohë reale. Thelbi i qasjes së re, ndryshimet në komunikim, ku “Pasqyrë Albania” do të jetë platforma e gjurmimit të halleve të shqiptarëve. “Kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike, “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishëm të gjithë institucionet dhe ku ambicia është që më herët se vonë të arrijmë në pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim e hall i qytetarit i drejtuar institucioneve të jetë si pako postare, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi, dhe nga ana tjetër shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe ku çdo shkelje afati shihet me lupë”, shprehet Rama.
Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura Rama u ka kërkuar të vetëve që të japin edhe ide se si mund të shkohet drejt një versioni më të mirë të bashkëqeverisjes mes ministrave, kryetarëve të bashkive dhe drejtorëve të përgjithshëm.