AKTUALITET, 24 August 2026, 10:24

Ekzekutoi 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi që tronditi Greqinë, ku një 48-vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje   një 45-vjeçare po me origjinë shqiptare dhe më pas u vetëvra. Autoritetet greke po hetojnë me imtësi rrethanat e ngjarjes, duke u përqendruar veçanërisht te marrëdhënia mes 48-vjeçarit dhe viktimës, pajisjet elektronike të tij dhe pamjet e kamerave të sigurisë. Sipas materialeve që kanë mbërritur në duart e hetuesve, kamerat kanë regjistruar momentet para dhe gjatë krimit.

48-vjeçari dyshohet se e priti 45-vjeçaren pranë banesës së saj. Në momentin kur ajo hapi derën dhe doli jashtë, ai e qëlloi me armë dhe më pas ktheu revolen nga vetja, duke i dhënë fund jetës. Në fokus të hetimit është vendosur edhe e kaluara e 48-vjeçarit në Shqipëri. Sipas raportimeve të mediave greke, ai kishte rënë në radarët e autoriteteve shqiptare në vitin 2016, kur ishte arrestuar në Tiranë nën akuzën për përdhunim ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu, ndaj tij raportohet se kishte pasur edhe një çështje gjyqësore në lidhje me përndjekjen.

48-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një fëmijë. Bashkëshortja e tij është marrë në pyetje nga autoritetet pas ngjarjes, ku ka deklaruar se nuk kishte dijeni për një lidhje jashtëmartesore të bashkëshortit të saj me 45-vjeçaren.

Oficerët e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar po analizojnë provat për të përcaktuar kohëzgjatjen, intensitetin dhe natyrën e marrëdhënies mes 48-vjeçarit dhe 45-vjeçares. Kjo marrëdhënie konsiderohet një nga çelësat për zbardhjen e motivit që çoi në vrasje dhe më pas në vetëvrasjen e autorit të dyshuar.

Një tjetër element që po shqyrtohet nga policia lidhet me një denoncim të bërë nga 45-vjeçarja në korrik të vitit 2024. Ajo ishte paraqitur në një komisariat në zonën e Akropolit për të raportuar se ish-partneri i saj nuk i kishte kthyer një motoçikletë pas ndarjes.

Megjithatë, autoritetet po verifikojnë nëse kjo ankesë kishte lidhje me 48-vjeçarin që dyshohet se e vrau atë. Hetuesit po mbledhin të gjitha të dhënat e disponueshme për të kuptuar dinamikën e marrëdhënies dhe motivin e saktë të krimit.

Hetimet për marrëdhënien mes tyre

Policia po përpiqet të zbardhë natyrën dhe kohëzgjatjen e marrëdhënies mes 48-vjeçarit dhe viktimës, pasi kjo mund të ndihmojë në përcaktimin e motivit të krimit.

Në kuadër të hetimit, autoritetet kanë kontrolluar banesën e 48-vjeçarit në Tavros, ku janë sekuestruar pajisje elektronike, dokumente dhe materiale të tjera që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Telefonat celularë dhe aktiviteti online i dy personave po analizohen gjithashtu për të rindërtuar komunikimet dhe lëvizjet e tyre para vrasjes.

Sipas mediave greke, 48-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një fëmijë. Bashkëshortja e tij është marrë në pyetje nga autoritetet dhe, sipas dëshmisë së saj, nuk kishte dijeni për një lidhje jashtëmartesore të bashkëshortit.

E kaluara në Shqipëri nën hetim

Hetuesit po shqyrtojnë edhe të kaluarën e 48-vjeçarit në Shqipëri. Sipas informacioneve të raportuara nga mediat greke, ai ishte arrestuar në Tiranë në vitin 2016, nën dyshimin për përdhunimin e bashkëshortes së tij.

Po ashtu, ndaj tij raportohet se kishte pasur edhe një çështje gjyqësore për përndjekje.

Policia greke po analizon gjithashtu profilet e tij në rrjetet sociale, ku dyshohet se kishte publikuar fotografi duke pozuar me armë. Hetuesit po verifikojnë nëse revolveri i përdorur në vrasje është i njëjti që shfaqet në këto fotografi.

Ndërkohë, është rikthyer në vëmendje edhe një denoncim i bërë nga 45-vjeçarja në korrik të vitit 2024 në Stacionin e Policisë së Akropolit, lidhur me një ish-partner që nuk i kishte kthyer një motoçikletë pas ndarjes. Autoritetet po hetojnë nëse ky episod kishte lidhje me 48-vjeçarin.

Nëna e viktimës ka deklaruar se nuk kishte dijeni për ndonjë marrëdhënie mes vajzës së saj dhe autorit. Ajo tha se 45-vjeçarja ishte ndarë prej kohësh nga ish-bashkëshorti dhe nuk i kishte treguar asgjë për ndonjë lidhje tjetër.

Hetimi vijon për të zbardhur motivin e saktë të krimit dhe rrethanat që çuan në vrasjen e 45-vjeçares dhe vetëvrasjen e autorit.