TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni antidrogë i koduar “Drejtimi”, i zhvilluar nga strukturat e Policisë së Tiranës, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike.
M.Herri dhe L.Hoxha, të cilët u arrestuan pasditen e 23 gushtit për trafik droge, janë mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgim nga Antidroga e Policisë së Tiranës, e cila ka përdorur metoda speciale të hetimit për dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal.
Në kuadër të operacionit “Drejtimi”, gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar rreth 5 kilogramë lëndë narkotike, konkretisht 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë.
Sipas përllogaritjeve paraprake, nëse kjo sasi do të hidhej në treg dhe do të shpërndahej në doza, vlera e saj do të përllogaritej në mbi 500 mijë euro. Sasia e sekuestruar konsiderohet ndër sasitë më të mëdha të drogave të forta të sekuestruara nga Policia e Tiranës në kuadër të operacioneve kundër narkotikëve.
Dy të dyshuarit u ndaluan ndërsa udhëtonin me një “Benz” në rrugën “Kastriotët” në Tiranë. Pas ndalimit të automjetit, gjatë kontrollit policia gjeti një çantë, brenda së cilës ndodheshin 7 pako me lëndë narkotike të cilat do të trafikoheshin drejt Durrësit.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar të plotë aktivitetin e dyshuar dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.