TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Dukagjinit në Shkodër, ku dy persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri.
Viktimat janë identifikuar si Lek Gjoni dhe Prel Gjoni, ndërsa Lazër Bashi ka mbetur i plagosur rëndë.
Në zonën e ngjarjes janë nisur forca të shumta policie, ndërsa drejt Dukagjinit është nisur edhe RENEA. Terreni i thellë malor e vështirëson ndërhyrjen e autoriteteve, pasi zona ndodhet disa orë larg qytetit të Shkodrës. Po ashtu, mungesa e sinjalit telefonik në disa pjesë të zonës e bën të vështirë komunikimin dhe mbledhjen e informacionit të plotë.
Hetuesit po analizojnë vendin ku dyshohet se janë kryer të shtënat, ndërsa një prej pistave që po shqyrtohet lidhet me konflikte të mëparshme ose gjakmarrje. Megjithatë, kjo pistë mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht.
Për shkak të terrenit malor dhe faktit se bëhet fjalë për një zonë me lëvizje të kufizuar të automjeteve, policia po kryen një këqyrje të detajuar të zonës për të identifikuar autorët dhe për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.