TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr i përmasave shqetësuese ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të diele zonën pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, në Vlorë.
Flakët janë përhapur në një zonë me bimësi të dendur, duke përfshirë pisha dhe bredha, ndërsa shumë pranë vatrës ndodhen disa hotele dhe biznese. Situata paraqet rrezik për përhapjen e zjarrit drejt objekteve dhe zonave të banuara.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni dhe dendësia e bimësisë.
Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe përpjekjet për të parandaluar përhapjen e flakëve.