TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prindërit e Refit Buzit, 35-vjeçarit që mëngjesin e sotëm vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-bashkëjetuesen e tij kanë deklaruar se shkak i konfliktit është bërë një shumë parash.
Sipas prindërve të autorit, shkaku i përplasjes ka qenë një shumë parash që Nertili kishte dërguar nga Anglia në llogari të vajzës gjatë kohës që ata bashkëjetonin.
Duke folur për mediat, ata pretendojnë se, pas ndarjes, djali i tyre i kishte kërkuar vazhdimisht kthimin e këtyre parave, por familja e vajzës nuk ka pranuar t’ia kthente.
Prindërit e 35-vjeçarit thonë se mosmarrëveshja për këtë shumë monetare ka qenë në qendër të konfliktit mes palëve. Ndërkohë ata i bëjnë thirrje publike djalit të tyre që të dorëzohet tek autoritetet dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër që mund të rëndojë edhe më tej pasojat e kësaj ngjarjeje.
Refit Buzi u fsheh në fshatin Cukalat të Beratit, pas vrasjes së ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka dhe plagosjes së ish-vjehrrës Belere Plaka. 35-vjeçari mori me forcë edhe ish-bashkëshorten e tij, Rozalinda Plaka duke u larguar nga vendngjarja. Vetëm pak më parë si liroi ish-të fejuarër, ndërsa efektivët vijojnë negociatat për dorëzimin e tij.
