TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar orët e fundit në aksin rrugor Elbasan-Peqin, më konkretisht në fshatin Përparim.
Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka përplasur një këmbësor i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes. Viktima u identifikua si Agim Hoxha, 73-vjeçar.
Mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenit.