TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një derbi me gjashtë gola është gjithmonë i bukur. I tillë ishte ai i djeshmi në “Air Albania” ndërmjet Tiranës dhe Partizanit. Bardheblutë fituan 5-1!
Në përballjen e tyre të fazës së dytë u shitën 19031 bileta, ndërsa dje rreth 300 më shumë. Kjo është një shifër rekord për një ndeshje të kampionatit shqiptar dhe Tirana gjithsej ka arkëtuasr një shifër të majme.
Nga shitja e biletave raportohet se janë fituar 192 milionë lekë, shifër e cila ndahet mes klubit, kompanisë së sigurimit në stadium, kompanisë së biletave dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.