TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shpëtim Duro nuk është më trajneri i Kukësit. Vetë klubi e ka publikuar në faqen zyrtare shkarkimin e trajnerit të mirënjohur nga kryeqyteti, që duket se me rezultatet e tri javëve të fundit, barazimin në Ballsh, humbjen me Tiranën dhe sidomos barazimin e sotëm në Durrës ka bërë që drejtuesit të mendojnë për një tjetër trajner në pankinë.
Kuksianët nga sot mbeten pa trajner, ndërkohë që pak minuta pas ndeshjes në Durrës, klubi i Kukësit doli në një reagim në faqen zyrtare, duke deklaruar se Duro nuk do të jetë më trajneri i tyre për pjesën e mbetur të sezonit.
Në fakt, kjo u pa qartë edhe pas ndeshjes Teuta-Kukësi, ku trajneri Duro ka qenë mjaft i mërzitur nga barazimi në fund të sfidës.
Ja postimi i klubit