SPORT, 28 Shkurt 2020, 18:20

Zbulohet koreografia e ultrasve bardheblu, shfaqet një shkrim gjigant “1920”

Minutat ikin dhe tifozët po u japin dorën e fundit përgatitjeve të tyre, teksa po rregullojnë çdo detaj.

Si anëtarë të “Fanatics”, ashtu edhe ata të “Guerrils”, janë në stadium dhe po ndreqin koreografitë e tyre, ndonëse është e paqartë nëse do të futen apo jo në stadium.

Ndërkohë është zbuluar një pjesë e koreografisë e ultrasve të Tiranës, që do të formojnë vitin 1920 në katin e dytë të stadiumit, vit që përkon me krijimin e klubit kryeqytetas.