TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Frika nga Koronavirusi që ka përfshirë Italinë bëri që Federata të mendonte të luante ndeshjet me dyer të mbyllura pa praninë e tifozëve.
Mirëpo, pas disa bisedimesh mes palëve ku u theksua se vendimi për të luajtur pa tifozë dëmtonte ekonominë e klubeve si dhe përçonte një imazh të keq për Italinë, është zyrtarizuar se sfidat e parashikuara të luheshin pa tifozë në këtë javë të Serisë a do shtyhen dhe do rikuperohen më datë 13 maj.
Kështu, Mian-Xhenoa, Parma-SPAL, Sasuolo-Breshia, Udineze-Fiorentina dhe derbi mes Juventusit dhe Inter do rikuperohen pas 2 muajve. Kështu, në këtë formë Federata shmang dyert e mbyllura të stadiumit ndërsa një javë pas ndeshjeve të 13 majit, më datë 20 maj do mbahet finalja e Kupës.