SPORT, 28 Shkurt 2020, 21:05

VIDEO / Tirana-Partizani 5-1, derbi i çmendur në “Air Albania”, dominim bardheblu në kryeqytet

VIDEO / Tirana-Partizani 5-1, derbi i çmendur në “Air

Derbi i çmendur. Tirana ka shpartalluar kampionët në fuqi me rezultatin 5-1. Një triumf madhështor për skuadrën e Emanuel Egbosë. Dopietat e Bathës dhe Muçit si dhe goli i autogoli i Idrizajt, i siguruan këtë fitore madhështore 24 herë kampionëve të vendit, ndërkohë që për të kuqtë e Adolfo Sormanit, braziliani Kordeiro ishte shënuesi i vetëm në minutën e 2-të. Me triumfin e sotëm, bardheblutë e kanë thelluar diferencën në +9 nga kampionët në fuqi.

Tirana-Partizani 5-1

15′ (p), 19′ (p) Batha, 63′ (ag) Idrizaj, 82′, 90’+1′ Muçi / 2′ Kordeiro

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren e thellë 5-1 të Tiranës.

90’+1’ GOOOL Tirana, shënon Muçi. Goditje dënimi spektakolare e talentit të Tiranës që dërgon topin në rrjetën e Hoxhës.

82’ GOOOL Tirana, shënon Muçi. Torasa fiton topin para zonës së Partiznait dhe gjuan në portë, Hoxha devijon dhe aty vjen me shpejtësi Muçi i cili dërgon sferën në rrjetë.

63’ GOOOL Tirana, shënon autogol Idrizaj. Tirana krijon një mundësi të mirë në krahun e djathtë me Ngo i cili nis topin drejt qendrës ku nuk është askush. Idrizaj duke u munduar të largojë topin në fundore e dërgon në rrjetën e portës së tij.

19’ GOOOL Tirana, shënon Batha.

https://streamable.com/2g5fw

18’ Penallti tjetër për Tiranën pas një ndërhyrje të Telushit ndaj Kale.

15’ GOOOL Tirana, shënon Batha.

https://streamable.com/dv0re

13’ Penallti për Tiranën. Torasa rrezohet në zonë dhe Xhaja jep penallti mes protestave të të kuqve. Përfundon i ndëshkuar me të kuq edhe Bitri.

2′ GOOOL Partizani, shënon Kordeiro. Pas goditjes nga këndi, topi përfundon te Kordeiro i cili gjuan fluturimthi nga jashtë zonës me sferën që ndalet në rrjetë pas krahëve të Likës.