SPORT, 29 Shkurt 2020, 19:07

E pabesueshme, Bayern fitoi 6-0 por rrezikon humbjen në tavolinë

E pabesueshme, Bayern fitoi 6-0 por rrezikon humbjen në tavolinë


E pabesueshme në Hoffenheim, gjatë ndeshjes në Bundesliga mes vendasve dhe Bayern Mynih. Me rezultatin 6-0 për kryesuesit, arbitri ka ndërprerë ndeshjen dy herë për shkak të parrullave ofensive kundër presidentit e pronarit të Hoffenheim, Dietmar Hopp, duke nisur kështu protokollin antiracizëm. Nën sektorin ku ndodheshin tifozët e Bayern, kanë shkuar tekniku Flick e drejtuesi i bavarezëve Rummenigge, që I ka kërkuar ndjesë personalisht Hopp. Me rifillimin e lojës, në 10 minutat e fundit, lojtarët e të dy skuadrave kanë kaluar kohën duke pasuar në mesfushë. Bayern rrezikon humbjen në tavolinë.