TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejt stadiumit për një përballje drithëruese në ndërqytetasen me Tiranën. Marshimi i tifozëve të Partizanit ka ndezur atmosferën para derbit, me ultrasit e të kuqve që kanë bllokuar aksin e unazës, nga "21 dhjetori" për tek ura pranë shkollës "Vasil Shanto". Koret kundër Tiranës kanë karakterizuar thirrjet e tyre, me policinë që ka kontrolluar situatën në distancë.
Rrugëtimi i tifozëve të Partizanit ka nisur me grumbullimin e tyre tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi, për të përshkruar më pas unazën, duke iu afruar stadiumit "Air Albania" nga ana e Tiranës së Re. Kujtojmë që në këtë derbi, tifozët e Partizanit janë në kuadrin e miqve dhe në inferioritet në krahasim me ata të Tiranës. Të kuqtë do të kenë gjysmën e tribunës qendrore në dispozicion dhe krahun pas porte në anën e liqenit.
https://youtu.be/209s6uKdDjY