SPORT, 28 Shkurt 2020, 19:15

Partizani zhbllokon derbin me Tiranën, Cordeiro mposht Likën me një gol fluturimthi

Partizani zhbllokon derbin me Tiranën, Cordeiro mposht Likën me

Minuta e 2-të dhe Partizani ka zhbllokuar sfidën me William Cordeiro i cili ka shënuar një gol fluturimthi. Ndeshja filloi vrullshëm nga ekipi i Partizanit i cili kërkoi golin dhe e gjeti shumë shpejt me brazilianin Cordeiro i cili përfitoi nga një largim i kornes nga Tirana duke e gjuajtur topin në ajër.

Portieri bardheblu Ilir Lika nuk kishte asnjë shans para asaj goditje duke u disavantazhuar dhe nga tymi i krijuar në Air Albania Stadium pasi mbrapa portës ka tifozët e kuq të Ultras Guerrils.