TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forma e emrave si Odegard, Isak, Ojarzabal dhe Portu e kishin lënë në hije atë që dikur cilësohej si talenti që do të shpërthente në futbollin botëror, Adnan Januzajn, në radhët e Real Sociedad.
Por sulmuesi shqiptar i cili zgjodhi të përfaqësonte Belgjikën, sot është kthyer përsëri protagonist me një gol shumë të rëndë që ka ngjitur ekipin e tij në vendin e tretë në renditje.
Në një sezon ku atij i është dashur të bëjë shpesh rolin e zëvendësuesit, shanset e Januzajt për të shkëlqyer kanë qenë të pakta. Por sot ai shfrytëzoi mundësinë e tij në ndeshjen kundër Vijareal, që ishte shumë e rëndësishme për shanset e skuadrës. I aktivizuar si titullar, ai la shenjë në këtë sfidë në minutën e 60 të saj, duke shënuar golin e vetëm të sfidës në suksesin 1-0.
Një gol i rëndë ky i Januzajt, pasi ngjit Real Sociedad në vendin e tretë në renditjen e La Liga duke afruar gjithnjë e më shumë klubin me një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.