TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një video që po bën xhiron në rrjetet sociale tregon pamjet reale të luftës që po zhvillohet në Lindje, kur një ushtar rus i dorëzohet trupave të Ukrainës.
Një numër ushtarësh ukrainas po ruanin pozicionin e tyre në një llogore kur ushtari rus po vinte në drejtim të tyre me hapa të ngadalta.
Trupat e Ukrainës, i kërkuan atij të shpejtonte hapat, dhe kur ishte diku afër ata i thanë që të ndalet. Në atë moment, ushtarët ukrainas i thanë atij që ta hidhte helmetën si dhe ta hiqte parzmoren.
Кацап здався в полонhttps://t.co/7afzWKQabH pic.twitter.com/wJqenkIH1W
— Оперативний ЗСУ (@operativno_ZSU) May 27, 2023
Pas kësaj, i kërkuan që të vendoste duart pas kokës dhe të ecte në gjunjë.
Nuk dihet se në cilën zonë u xhiruan pamjet, por luftimet janë duke vazhduar në Bakhmut.