TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjigandi rus energjetik Gazprom duket se ka pësuar humbjet e para si pasojë e sanksioneve perëndimore. Mësohet se eksportet e gazit të të cilit kanë rënë në vazhdën e konfliktit në Ukrainë, janë prekur, ndërsa fitimi neto i kompanisë ra me 41 për qind vitin e kaluar për shkak të rritjes së taksave. Kompania raportoi një fitim prej 1.2 trilionë (15 miliardë dollarë) për vitin 2022, nga 2.1 trilion rubla në vitin e kaluar, shkruajnë mediat e huaja.
Në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë ruse të lajmeve, grupi tha se marzhet e fitimit u ndikuan nga një rritje në pagesat e taksave në gjysmën e dytë të vitit. Bordi tha se kompania duhet të mbajë në burim pagesat e dividentëve.
Sanksionet perëndimore kanë ndikuar rëndë kompaninë shtetërore të kryesuar nga Alexei Miller, një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin. Në maj, Forumi i Vendeve Eksportuese të Gazit raportoi se importet evropiane të gazit natyror të tubacionit nga Rusia ishin ulur me 55 për qind në vitin 2022. Me pjesën më të madhe të tregut evropian jashtë kufijve, përveç gazit natyror të lëngshëm që Evropa është ende duke blerë, Gazprom ka kërkuar të orientohet drejt Azisë.