TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kina po përballet sërish me raste të Covid-19. Qeveria kineze ka ngritur alarmin për një valë të re të përhapjes së virusit që pritet të arrijë shifrën rekord të rreth 65 milionë të infektuarve në javë, në fund të qershorit.
Zhong Nanshan, ekspertit të sëmundjeve infektive në rrugët respiratorë të gjigantit aziatik, foli në Forumin e Shkencës në Guangzhou, tha se vala e re e pandemisë do të nxitet nga variantet XBB të Sars-CoV-2, të cilat janë bërë dominuese në vend.
Mutantët kundër të cilëve Kina ka miratuar dy vaksina të reja afër komercializimit dhe po përgatitet të autorizojë 3 ose 4 të tjera, tregojnë transmetueshmëri superiore dhe imunitet ndaj kurës së Omicron, por pa ndryshime të rëndësishme, përsa i përket patogjenitetit.