TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre alpinistë holandezë, që rezultonin të zhdukur që prej të premtes së kaluar, janë gjetur të pajetë në bazën e një akullnaje në kantonin Valais në jug të Zvicrës. Lajmi u bë i ditur sot nga autoritetet lokale.
Sipas të dhënave të para të hetimit, tre viktimat, dy burra të moshës 32 dhe 40 vjeç dhe një grua 30 vjeç, dyshohet se janë goditur nga një ortek. Ky është vlerësimi i prokurorisë publike të Valais dhe policisë së Bernës.
Trupat e tyre u gjetën të dielën në mëngjes në akullnajën Jezi, në komunitetin Blattern. Operacioni për gjetjen e tyre kishte nisur pasditen e së shtunës, me ndihmën e helikopterëve, pasi që nga e premtja nuk kishin dhënë asnjë shenjë jete.