AKTUALITET, 26 Mars 2023, 18:28

Nga bashkimi kombëtar në vetëmenaxhimin e serbëve/ Ish-kryenegociatorja pyet Kurtin: Si ua shpjegon këtë shqiptarëve në Tiranë?

Nga bashkimi kombëtar në vetëmenaxhimin e serbëve/
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë një reagim rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tiranë.

Tahiri përmendi bashkimin kombëtar, duke thënë se takni Kurti po e bën “vetëmenaxhimin e pakicës serbe” bazuar në ujdinë e arritur me Serbinë, për të qëndruar në pushtet.

“Me ‘bashkimin kombetar’ për te ardhur ne pushtet; me ‘vetmenaxhimin e pakices serbe’ për te mbetur ne pushtet – A thua si do ta shpjegojë këtë Kurti sot në Tiranë para shqiptareve”, shkroi Tahiri.