AKTUALITET, 26 Mars 2023, 14:23

Dalja me kandidatë në 14 maj, Alibeaj ia kalon vendimin degëve të PD, pavarësisht votimit në Kryesi

Dalja me kandidatë në 14 maj, Alibeaj ia kalon vendimin degëve

Të shumta ishin diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së Alibeajt, mbledhje e cila zgjati deri pas mesnate, për të vendosur variantin sesi do të shkohet në zgjedhjet e 14 majit.

3 variantet e diskutuara ishin që në zgjedhje të shkohej vetëm me këshillat bashkiak, të kandidohej me këshilla bashkiak dhe në ato bashki ku ka potencial dhe të kandidohej në të gjitha bashkitë e vendit, përfshirë 3 bashkitë e mëdha, Tiranë, Durrës, Elbasan.

Mësohet se pas shume diskutimeve, pas mesnatës, Kryesia ka votuar, për secilin nga tre variantet.

Sa i përket variantit të parë, për të kandiduar vetëm për këshillat bashkiak, Kryesia e Grupit të Alibeajt ka votuar kundër, rreth 15 vota kundër.

Varianti i dytë, ku të kandidohej për këshillat bashkiak dhe në bashki specifike, ku kishte kandidatë fitues, u votua me rreth 15 vota kundër.

Ndërsa varianti i tretë, ku do të kandidohej për Tiranën, Durrësin, Elbasanin dhe bashkitë e tjera, u votua me shumicë nga Kryesia.

Emrat e propozuar në mbledhje si kandidatë të mundshëm për Tiranën ishin:

Jorida Tabaku,

Jonila Gogole

Roland Bejko

Xhemal Gjunkshi.

Tabaku u tërhoq, duke argumentuar se nuk do të përçajë PD-në, duke mos e pranuar propozimin. Të njëjtën gjë bëri edhe Xhemal Gjunkshi, i cili gjithashtu u tërhoq.

Sot në oren 18.00 do të vendoset se cili do të ketë kandidati i Tiranës.

Sa i përket kandiatëve të publikuar deri  tani nga PD e Alibeajt, ata janë 17.

Mallakastër- Agron Kapllanaj

Poliçan – Florian Qamo


Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Dibër – Naim Gazidede

Kurbin- Genc Doçi

Dimal- Dritan Sula

Patos- Pranvera Rizai

Vaut i Dejës- Klomentina Drini

Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

Librazhd -Bujar Vreto

Vorë- Ibrahim Bruka

Korçë -Gjergji Gjata

Sarandë- Skënder Muço

Mirditë Mark Ruçi

Por edhe pse një vendim të Kryesisë për të hyrë në zgjedhje me 61 kandidatë, është vendosur që degët e PD-së në rrethe, të vendosin nëse duan të hyjnë me zgjedhje, apo jo?

Pra do të jenë degët e PD së Alibeajt të cilët pas vendimit të Kryesisë, do vendosin nëse do të nxjerrin kandidat për zgjedhjet e 14 majit apo jo.