TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kërcënimi për bombë i raportuar më herët në Kuvendin e Kosovës ka rezultuar i rremë. Këtë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, i cili theksoi se deri më tani nuk ka ndonjë gjetje që ia vlen të theksohet nga vendi i ngjarjes.
“Ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rremë dhe deri tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përket rezultateve nga vendi i ngjarjes”, u shpreh Gashi për mediat. Sipas tij, hetimet po vazhdojnë për të zbuluar prejardhjen e thirrjes telefonike, e cila është bërë nga një person anonim.
“Thirrja është bërë nga një zë mashkulli, në gjuhën angleze, me theks që mendojmë se i përket një shteti jo mik”, shtoi Gashi. Autoritetet janë në ndjekje të gjurmëve të thirrësit, ndërsa siguria në zonë është rikthyer në normalitet.