TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bizneset e dëmtuara nga protestat e ditëve të fundit do të kenë mundësinë të përfitojnë rimbursim mbi dëmet që u janë shkaktuar.
Përmes shërbimit elektronik “Dëmi im” në e-Albania, subjektet tregtare mund të raportojnë dëmet e pësuara gjatë protestave.
Konkretisht, subjektet tregtare mund të deklarojnë online dëmet e shkaktuara në ambientet e tyre, duke plotësuar të dhënat e kërkuara dhe duke dorëzuar dokumentacionin që vërteton dëmin.
Për të kryer raportimin, bizneset duhet fillimisht të identifikohen në portalin e-Albania si subjekte tregtare dhe më pas të përzgjedhin shërbimin “Dëmi im”.
Në formularin elektronik, aplikuesit duhet të plotësojnë informacionin e kërkuar, përfshirë sipërfaqen e njësisë tregtare dhe të dhënat lidhur me sigurimin e biznesit. Në rastet kur subjekti është i siguruar, duhet të përcaktojë edhe kompaninë e sigurimit.
Një element i rëndësishëm i aplikimit është dokumentimi i dëmeve. Për këtë qëllim, bizneset duhet të ngarkojnë fotografi të dëmeve të shkaktuara, si dhe dokumente të tjera mbështetëse që mund të shërbejnë për të vërtetuar situatën e raportuar.
Pas plotësimit të formularit dhe ngarkimit të dokumenteve, aplikimi dërgohet duke klikuar butonin “Dërgo”.
Me përfundimimin e aplikimit, sistemi gjeneron një kod unik raportimi. Bizneset duhet ta ruajnë këtë kod, pasi do t’u nevojitet për çdo komunikim të mëtejshëm me administratën tatimore lidhur me dëmet e deklaruara.
Sipas të dhënave nga qeveria janë mbi 50 biznese që kanë pësuar dëme ndërkohë që janë 10 ekipe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në terren të cilat po bëjnë verifikimin e tyre.
Megjithatë, raportimi i dëmit nuk duhet do të thotë miratim automatik i rimbursimit. Një pjesë e faturës së rimbursimit mund të ndahet midis qeverisë dhe kompanisë së sigurimeve. Qeveria do të bëjë vlerësim rast pas rasti dhe në fund do të miratojë një buxhet të caktuar që do të shkojë për këtë qëllim.